Këtë shkrim sot dua t'ia dedikoj të shtrenjtit tim, babait tim.

Ai ka qenë dhe është një person shumë i denjë, njeri me shpirt të pastër e të bukur, që në jetë ka hasur shumë vështirësi që në fëmijëri.

Në moshë shumë të vogël iu desh të punonte e të mbante nënën, babanë, motrat dhe vëllezërit e tij, sepse ishte fëmija i madh në atë familje me 12 persona. Bëhet fjalë për 32-33 vjet më parë, kur edhe mundësitë ekonomike ishin pothuajse zero. Im atë ka pasur një fëmijëri të vështirë, ose më saktë nuk ka pasur fëmijëri fare, sepse pavarësisht moshës duhet të punonte dhe të mbante familjen. Iu desh të linte edhe shkollën, herë shkonte e herë jo, derisa e ndërpreu, sepse nuk kishte çfarë të vishte, madje edhe në ato herë që shkonte, më shumë ishte zbathur.

Punonte ku të mundte për të mbajtur familjen, ndonëse të ardhurat nuk mjaftonin me gjithë ndihmën që jepnin edhe prindërit e tim eti.

Më vonë iu desh të merrte rrugët e Greqisë krejt i vetëm dhe të bënte edhe atje ç’punë të gjente. Gjendja në shtëpi në atë kohë ishte e vështirë, ndaj iu desh të të bënte çdo lloj sakrifice. Babi im është një njeri tepër i fortë me shumë guxim dhe ambicie të madhe.

(Mbaj mend kur na e ka treguar historinë e jetës së tij në një natë nëntori me shi. Ishim pa drita në shtëpi. Ai tregonte dhe i shkisnin lotët nëpër fytyrën engjëllorë. Isha vetëm 15 vjeç dhe kanë kaluar 5 vjet që e kujtoj si sot atë natë: “Po ta tregoj te gjithë historinë time me detaje qe kur une linda e deri me sot do bëhej një film”, - thoshte.

Si ia doli i vetëm pas gjithë këtyre sakrificave? Kur dikush është i vuajtur e sheh familjen e tij pa të ardhura, në varfëri, gjen guxim për gjithçka, ia del mbanë dhe atëherë kur nuk mundesh më, i jep më shumë forcë vetes, sepse bëhet fjalë për familjen. Dhe kur dikush është i drejtë, siç është ai, ka gjithmonë zotin me vete.

Babit tim iu deshën shumë vite te qëndronte larg ne emigrim, larg motrave, nenës, babait vëllezërve, dhe pas shume kohës gruas se tij (mamit), por për te mirën e tyre gjithmonë. Ne atë kohe dërgoheshin vetëm letra dhe babi u dërgonte gjithmonë letra ku i shkruante se ishte mirë. E kam quajtur ketë histori " Fëmijëri e bukur, por me shumë e trishtuar”, sepse e bukur se iu desh te punonte qe te mbante familjen e tij, dhe unë personalisht, ashtu siç shumë te tjerë besoj, se te punosh për te ardhmen e familjes është një gjë e bukur. Por me shume e trishtuar sepse nuk pati fëmijëri, atij iu desh tu blinte motrave dhe vellezerve kur ishte ne Greqi lodra dhe rroba e tua dërgonte, por atij nuk i bleu askush lodra nuk e jetoj fëmijërinë e tij si duhej.

Per shkak se babai im ka qene gjithmonë larg ne emigrim ikte e vinte, ne pothuajse jemi rritur vetëm me mamin, përpos familjes se tij motrat vëllezërit nenën babait, atij i duhej te punonte ende dhe te qëndronte ne emigrim akoma per te ardhurat e familjes se tij qe kishte krijuar mami dhe ne 3 fëmijët e tij, babai vinte dhe ikte me shume ka qene i ikur dhe ne na ka rritur mami pothuajse e vetme, dhe mami ka bere nje pune te madhe na ka rritur ne 3 fëmijë e vetme. Por fale zotit, fale kurajës se babit tim per te shkuar me përpara dhe për te jetuar si gjithë te tjerët mire ia doli. Besoj qe çdokush do ndihej krenar per ne baba te tille, edhe pse shpesh trishtohem per fëmijërinë e tij. Por ai sot është bashke me jemi te lumtur si kurrë me pare dhe me një hero si babi im.

Dua t’u them te gjithëve ato qe ankohen nga fëmijëria e tyre e kërkojnë me shumë, mendoni pak se disa nuk kanë pasur fare, dhe ende ka nga ata persona qe nuk kane, gëzojuni atyre qe keni, falënderojini prindërit tuaj dhe për gjene me te vockël qe ju japin, një prind do gjithmonë me te mirën per fëmijët e tyre, por ku mundësitë janë te pakta ata nuk kane çfarë te bëjnë.

Ndaj jini te kënaqur gjithmonë, jini te drejte, jini zemër pastër dhe per çfarëdo lloj gjeje do doni, do ja arrini……. vetëm me drejtësi…