Shpesh klikojmë mbi shkrime me këshilla të filozofisë Zen për të jetuar më mirë, për të larguar stresin, për ta dekoruar shtëpinë në një mënyrë që na bën të ndihemi mirë dhe marrim vendimin që do t’i zbatojmë menjëherë, por mjafton një ngacmim nga jashtë dhe vendimi harrohet aty për aty…
Megjithatë, tashmë në Tiranë, ekziston një vend ku mund ta çoni deri në fund premtimin për t’i dhënë vetes kujdesin që meriton, kohën për t’u çlodhur pak, mundësinë për të shmangur stresin dhe për t’u ndier mirë. Është Bamboo Spa&Hammam që ndodhet në oborrin e Hotel Rogner, e para spa e një hoteli të rëndësishëm që funksionon edhe si qendër trajtimesh për klientët jashtë tij.
Bamboo, në partneritet me Clarins Skin Spa, ka nisur të funksionojë në 1 shtator, por këtë të martë, më 25 tetor, organizon eventin e hapjes për t’u prezantuar në qytet si mjedisi i parë në Tiranë për një mori aspektesh, facilitetesh, dizajni dhe trajtimesh.

Kjo qendër sjell për herë të parë në Ballkan, ekskluzivisht, linjën Clarins Skin Spa duke u bërë pika e vetme në të gjithë rajonin që ofron trajtimet estetike dhe spa, me produktet ekskluzive të markës së njohur franceze.
Sapo hyn në mjediset e Bamboo, që mbërrihet lehtë në këmbë dhe të ofron facilitetin e parkingut, ndien që zhurmat e qytetit i ke lënë jashtë, ndërsa drita natyrale e diellit vjen me ty në atë ajër çlodhës që nis menjëherë të vendosë në harmoni trupin dhe shpirtin. Brenda gjen një dizajn minimalist Zen, të realizuar me materiale natyrale, bambu, dru lisi, dru ahu dhe elementë guri të integruar në të gjithë mjedisin për të të shkëputur nga rutina ditore dhe për të të futur në një botë relaksi.
Pas hapësirës së ndriçuar të manikyrit dhe pedikyrit, vijnë dhomat më intime të trajtimit të fytyrës e më pas edhe dhomat e spa, ku gjen të njëjtën atmosferë Zen, prej ndërthurrjes së materialit të drurit, gurit dhe bambusë. I gjithë ajri është i prekur lehtë nga aromat natyrale të levandës, mërsinit, myshkut, fikut të shkretëtirës dhe trëndafilit, që ndahen duke i dhënë emrin dhe fragrancën mbizotëruese secilës dhomë. Edhe nëse vjen direkt nga puna, një hapësirë enkas të lejon të bëhesh gati për trajtimin e spa, ndërsa në qendër të këtyre mjediseve, qëndron një kuzhinë e hapur, që e gjen për herë të parë në një qendër të këtij lloji në Tiranë, e cila përgatit lëngje të freksëta frutash bio, një llojshmëri ujërash detoks dhe finger food të shëndetshëm, të cilat klientët mund t’i konsumojnë gjatë kohës së qëndrimit në spa.
Udhëtimi në këtë qendër, 500 metër katrorë, sapo ka nisur. Teksa jemi ende në njërin nga dy katet e saj, është për t’u zbuluar edhe sauna. Sapo hyn në zonën që i dedikohet asaj, të shfaqet pamja fantastike e pishinës së hotelit, me një kaltërsi mineralesh dhe e kopshtit të Rogner-it, me një bimësi të zhvilluar, që nuk e gjen gjëkundi tjetër në Tiranë. Në saunën e Bamboo-së i kushtohet rëndësi kromoterapisë, relaksit që krijon ndryshimi i ngjyrave fillimisht në tru e më pas në gjithë trupin.
Kati tjetër është rezervuar për hamamin, i cili është një shërbim i rëndësishëm i kësaj qendre që e mban dhe në emrin e saj, Bamboo spa & hammam. Të duket sikur ecën më thellë në shtigjet e një pylli ku dëgjohet gurgëllima e ujit dhe cicërimat e zogjve dhe hyn në një botë më mistike dhe relaksuese, të shkëptur krejtësisht nga ajo e qytetit. Shikimin vazhdojnë ta shoqërojnë riprodhime pikturash të Rilindjes dhe thellësisë së shekujve, që pasqyrojnë bukurinë natyrale të njerëzve në epokat e dikurshme dhe traditën e lashtë të banjave turke. Dhe ngado ndesh me elementin e bambusë, kësaj bime me veti të rralla, që në disa pyje të Amazonës rritet edhe 90 cm brenda 24 orësh, e fuqishme dhe me rritje të shpejtë, siç ky biznes i ri në Tiranë premton të jetë.

Hamami në Bamboo është një hamam tradicional turk, një dhomë mermeri me temperaturë 40 gradë Celsius, që jep benefitet e plota të hamamit klasik, gjatë seancës që zgjat 1 orë e 15 minuta, çlodhje, detoksifikim, forcim të sistemit imunitar dhe përmirësim të cilësisë së lëkurës. Pas hamamit vijohet me një banjë me ujë të ftohtë dhe një tjetër me ujë trëndafili dhe në fund, një masazh me gjalpë trupi me bazë mërsini.
Hapësirat intime të këtij pylli mistik në mes të Tiranës mund të prenotohen edhe nga 3-4 veta, miq që duan të realizojnë një “spa party” duke provuar me radhë kënaqësitë dhe benefitet e trajtimeve të vlefshme për trupin dhe shpirtin. Duke qenë që spa është e integruar në hotel, klientët mund ta mbyllin ditën edhe me një darkë në hotel, ose edhe të qëndrojnë në një nga dhomat e Rogner-it, duke krijuar kështu arratisjen e fundjavës, pa shpenzuar fare për transportin drejt një vendi të largët gjeografikisht.
Produketet që përdoren në këtë qendër janë të gjitha ekskluzive, të markave të njohura, Clarins skin spa, shumë e njohur në treg, por edhe Amala, një kompani gjermane që ofron produkte vetëm për hotelet me pesë yje në botë, e cila ka siguruar për Bamboo një set produktesh të formuluara dhe personalizuara ekskluzivisht për të dhe po punon për krijimin e produkteve me emrin Bamboo, të cilat mund të merren edhe në shtëpi nga klientët për të pasur gjithmonë me vete aromën e veçantë identifikuese dhe unike të saj.
Stafi i estetistëve dhe masazhatorëve është i gjithi shqiptar, me një përvojë të gjerë, i trajnuar në Francë dhe Gjermani. Qendra qëndron hapur 7 ditë në javë nga ora 9.00 deri në orën 22.00, për të ofruar në çdo kohë trajtimet e saj, me një vendndodhje fantastike, interior mahnitës Zen, kuzhinë bio, banjë turke dhe produkte ekskluzive që nuk mund t’i gjeni diku tjetër. Çmimet janë ato të tregut. Kështu që mos ngurroni. Mund të mos keni fjetur kurrë në Rogner, por një trajtim në Bamboo Spa& Hammam mund ta përballoni. Aty pastaj, keni mundësi të zgjidhni mes paketave të ndryshme dhe nëse dëshironi një përvojë më të fuqishme, 360 gradë, hoteli është gjithmonë pranë për të krijuar një lloj dite ideale…
Është koha të vini në zbatim porositë që ia keni premtuar aq herë vetes…
