Debati për vlerën e vezëve të ziera në trupin dhe shëndetin tonë mendohet se është tejkaluar me vite, por herë pas here ndodh që ekspertët e ushqimit t'i rikthehen studimeve për mënyrën e gatimit të vezëve. Sepse realisht, mënyra si e zieni një vezë, mund të ketë një efekt madhor në profilin ushqimor. Vezët e ziera me një valë janë një nga mënyrat e shëndetshme dhe më të përtatshme për t'i përgatitur ato. Ky udhëzues i dobishëm ju tregon vlerat e vërteta ushqimore të vezëve t ziera, dhe mënyra si ato grumbullohen në varësi të zierjes së tyre.
Ushqimet që e bëjnë metabolizmin të djegë në efikasitet maksimal yndyrën
Vezët e ziera janë të mbushura me ushqyes vitalë, nga proteina për ndërtimin e muskujve deri tek vitaminat B. Ekziston edhe një dietë popullore që përmban vetëm vezë të ziera, megjithatë, nuk rekomandohet nga dietistët tanë!
Këtu është ndarja e vlerave ushqyese për një vezë të zier:
Kalori: 80; Yndyrë: 5g; Karbohidratet: 1g; Sodium: 60mg; Fiber: 0g; Sheqeri: 1g; Sheqerat e shtuara: 0g; Proteina: 6g; Kalciumi: 2%; Kaliumi: 2%
Yndyrë
Një vezë e zier përmban rreth pesë gram yndyrë. Yndyra është një komponent i rëndësishëm kur merret vetëm nga vezët e ziera, për shkak se prania e yndyrës ju ndihmon të thithni më mirë të gjitha vitaminat e mrekullueshme të yndyrshme që gjenden në vezë.
Vitamina D
Një vezë përmban më shumë se 10 për qind të konsumit të përditshëm të Vitaminës D, e cila është veçanërisht e rëndësishme për t'u marrë gjatë dimrit. Vitamina D është një faktor i nevojshëm për absorbimin e kalciumit, duke ndikuar në shëndetin e dhëmbëve dhe kockave tona. Ajo gjithashtu zvogëlon rrezikun e disa sëmundjeve kronike, të tilla si kanceri dhe diabeti i tipit 2.
Proteina
Një vezë e zier përmban gjashtë gram proteina, duke e bërë për një vakt të përkryer portativ për zyrën ose pas një stërvitjeje. Edhe pse një vezë përmban vetëm rreth 80 kalori, vezët rrisin ndjesinë e ngopjes dhe ndihmojnë në humbjen e peshës për shkak të përmbajtjes së saj të proteinave dhe profilit të përgjithshëm ushqyes.