Në një përpjekje për të "ripërcaktuar atë që do të thotë të jesh Barbie apo të dukesh si Barbie", kompania Mattel ka krijuar një linjë të re gjithëpërfshirëse të kukullave ndryshe, pa flokë dhe me karrocë invaliditeti.

Gama e re e kukullave Barbie, e cila do të dalë në shitje gjatë muajve në vazhdim është krijuar nga kompania e lodrave për të siguruar që të gjitha gratë ta shohin veten të përfaqësuar dhe të lejojnë fëmijët që të luajnë edhe me modele kukullash që janë larg asaj ideales, por edhe me aftësi ndryshe apo edhe pa flokë.

"Nëse një vajzë po përjeton humbje të flokëve për arsye të caktuara, ajo mund ta shohë veten të reflektuar në këtë linjë", deklaroi një përfaques i kompanisë.

Tifozët e këtyre kukullave shkruan në Twitter për të lavdëruar markën për diversifikimin e gamës së tyre. "Bëri mirë #Barbie! Dhe kjo është e shkëlqyeshme për të parë markat e lodrave që synojnë të pasqyrojnë më mirë botën! Vitin e kaluar, më shumë se gjysma e të gjitha kukullave të shitura në  botë ishin kukulla të ndryshme", shkroi një përdorues i rrjeteve sociale.

Kjo është lëvizja tjetër nga Mattel në një përpjekje për të zgjeruar gamën e saj të kukullave Barbie pasi u akuzua për përjashtimin e shumë grave të reja. Barbie, e cila është paraqitur tipike si bionde, e hollë dhe e veshur bukur, tani vjen në pesë tipe të ndryshme trupash me 22 tone  lëkure të ndryshme dhe stile flokësh të larmishme, mbi 70-të.

Vitin e kaluar, e njëjta kompani lançoi ​​një koleksion kukullash me gjymtyrë protetikë dhe në karrocë me rrota në bashkëpunim me aktivistin adoleshent Jordan Reeves. "Unë gjithmonë kam menduar që kukullat janë një mënyrë vërtetë e mirë që fëmijët të mësojnë për aftësitë e kufizuara. Fëmijët kanë një shans të rriten duke mësuar rreth ndryshimeve të gjymtyrëve dhe amputeve ndërsa ata luajnë", sqaroi një tjetër përfaqësues i kësaj kompanie që duket se me këtë gjetje të re dhe interesante po bën namin në të gjithë botën.

Bravo, Mattel!