Përhapja e koronavirusit vdekjeprurës ka kapluar globin me gati 250,000 raste të raportuara dhe me më shumë se 10,000 vdekje.
Si filloi koronavirusi?
Virusi besohet ta ketë origjinën nga një “treg i lagësht”, ku kafshë të tilla si lakuriqët, gjarpërinjtë, koalat e gjalla dhe këlyshë ujqërish, shiten në mënyrë të paligjshme. Meqënëse koronavirusi transferohet nga kafshët tek njerëzit, besohet se pronarët e këtij vendi ishin njerëzit e parë të infektuar.
Një klient i rregullt i tyre, 61 vjeç, qe personi i parë që vdiq nga virusi. Menjëherë pas përhapjes së sëmundjes, zyrtarët në Kinë vendosën një ndalim mbarëkombëtar për blerjen dhe shitjen e kafshëve të egra në tregje, restorante apo në vende të tjera me pakicë. Edhe pse ekspertët ende nuk kanë identifikuar burimin e virusit, besohet se lakuriqët janë burimi original.
Sa është përhapur?
Virusi është përhapur gjerësisht në të gjithë botën, me raste që dyfishohen brenda ditës në disa vende. Kina, epiqendra e saj, mbetet qendra më e goditur, me më shumë se 81,000 raste dhe 3,253 vdekje.
Ndërkohë në Evropë, Italia ka regjistruar më shumë se 41,000 raste dhe 3,400 vdekje, ndërsa Spanja ka 18,000 raste dhe 830 të vdekur. Mbretëria e Bashkuar, deri më tani, ka regjistruar më shumë se 3,269 raste dhe 145 vdekje të regjistruara.
Kur do të mbarojë?
Zyrtarët thanë se ka të ngjarë që masat ekstreme do duhet të qëndrojnë në vend për 12 deri në 18 muaj, derisa të gjendet një vaksinë, përndryshe sëmundja do të kthehet përsëri.
Zëvendës Shefi i Mjekësisë në Angli i tha Sky News se është "plotësisht e besueshme" që pandemia e koronavirusit mund të vazhdojë "për shumë muaj".
Prof. Ferguson shtoi: "Ka të ngjarë që masa të tilla e më së shumti distanca shoqërore në shkallë të gjerë, do të duhet të krijohen për shumë muaj, mbase derisa një vaksinë të vihet në dispozicion. Efektet në botë do të jenë të thella.”
Në një nga konferencat e tij të përditshme, Boris Johnson tha: "Unë jam absolutisht i sigurt se mund ta largojmë koronavirusin, por vetëm nëse të gjithë bëjmë hapat e përshkruar. E di që po kërkojmë shumë nga njerëzit, por është thelbësore për të shpëtuar mijëra jetë.”