Në 1975 psikologu social Richard Nisbett dhe studenti i tij Eugene Borgida, kryen një studim për të parë nëse kishte kuptim të përhapnin gjetjet e psikologjisë dhe shkencës në përgjithësi. Ideja themelore ishte shumë e thjeshtë. Mësimi i nocioneve të caktuara duhet të na bëjë të ndryshojmë bindjet tona, parashikimet tona të ngjarjeve dhe madje disa aspekte të sjelljes sonë.

Fatkeqësisht, rezultatet janë të qarta, ne jemi shumë budallenj për t'i kthyer nocionet e mësuara në diçka të dobishme. Më e mira që mund të bëjmë është të kuptojmë se çfarë na shpjegohet. Por mbetet teori, nuk bëhet pjesë e jona. Kështu që, kur e gjejmë veten në situata kur ato nocione të reja mund të ishin të dobishme, ne tregojmë se kush jemi: emocional.

Ne jemi aq irracionalë sa i japim më shumë peshë intuitës sesa të dhënave objektive. Por le të bëjmë një hap prapa.

Eksperimeti që tregoi se jemi të gjithë budallenj

Hetimi u krye në 1975 nga Nisbett dhe Borgida. Dy psikologë iu ilustruan studentëve eksperimentin e famshëm të shpëtimit. Vullnetarët u shoqëruan në kabina individuale (ata nuk shikonin të tjerët, ata vetëm dëgjonin zërat e tyre) dhe u ftuan të flisnin në mikrofon për jetën dhe problemet e tyre personale. U duhej të flisnin me radhë për rreth dy minuta dhe vetëm një mikrofon në një kohë ishte i ndezur. Të gjithë folën me radhë, bashkëpunëtori i eksperimentuesit rrëfeu se ai kishte luftuar për t’u përshtatur me jetën e Nju Jorkut, tha që ishte shumë i stresuar dhe pranoi me siklet të madh që edhe ai i nënshtrohej krizave epileptike. Dy minutat mbaruan, mikrofoni heshti dhe fjala i kaloi studentit në kabinën tjetër. Kur mikrofoni iu kthye bashkëpunëtorit, ai u stresua. Filloi të thoshte fjalë jokonsistente, të fliste përçart. Ai psherëtiu dhe ndjeu se po afrohej një krizë epileptike. Me frymën e fundit ai tha: Unë nuk marr frymë ... Unë do të vdes! Në atë pikë filloi mikrofoni i kabinës tjetër dhe askush nuk dinte më asgjë për të.

Pjesëmarrësit menduan se njëri prej tyre ishte duke kaluar një krizë epileptike. Sidoqoftë, pasi kishte shumë njerëz të tjerë që mund ta ndihmonin, ata ishin të qetë në kabinën e tyre pa ndërhyrë. Vetëm katër nga pesëmbëdhjetë shkuan për të ndihmuar. Eksperimenti tregon se ndihemi të çliruar nga përgjegjësia kur ka njerëz të tjerë me ne, që mund të ndërhyjnë në të njëjtën kërkesë për ndihmë.

Rezultatet janë befasuese. Ne të gjithë mendojmë se jemi të gatshëm të ndihmojmë dikë në nevojë dhe besojmë se të tjerët janë gjithashtu. Por përmes eksperimentit të një përgjegjësie të shpërndarë, Nisbett ka treguar se ky nuk është aspak rasti.

Sidoqoftë, edhe kur u përballën me provat e bindjeve të tyre të gabuara, studentët nuk ndryshuan mendim. Ata mbetën të ankoruar për besimin që kishin për natyrën njerëzore. Ky qëndrim konservator është shumë i kuptueshëm, është e vështirë të ndryshosh mendim për veten tënde ose për diçka në të cilën beson. Dhe ndryshimi i mendjes për keq është edhe më shumë.

Kjo sigurisht që është marrëzi, por ekziston një aspekt i natyrës njerëzore që është edhe më shumë.

Për të bindur një njeri mjafton ta manhitësh

Nëse tregimi i të dhënave objektive nuk shërben për të bindur një njeri, ndoshta ekziston një mënyrë tjetër për ta bërë atë.

Nisbett ka kuptuar një të vërtetë zhgënjyese. Për të bindur një njeri për diçka, duhet ta mahnitësh atë. Fatkeqësisht, statistikat nuk befasojnë askënd, edhe kur tregojnë të dhëna të ekzagjeruara. Njerëzit i manhitin tregimet individuale të njerëzve të tjerë. Për të mësuar ligjin e përgjegjësisë së shpërndarë, nuk kishte shërbyer të tregohej numri i atyre që japin ndihmë dhe atyre që nuk japin. Por mjaftoi historia e një personi të mirë, i cili shpjegoi se ai nuk kishte dhënë ndihmë, sepse ndihej i tepërt në mesin e shumë njerëzve të tjerë që mund të ndihmonin. Rasti i veçantë ishte mësimi më i mirë për të gjithë dhe pas kësaj historie, të gjithë ishin të bindur se të ndihmosh dikë në nevojë nuk është aq automatike.

Arsyeja jonë na bën të prekshëm nga informacionet e këqija

Një histori e bërë mirë është e mjaftueshme për të na bindur për diçka. Mjafton lajmi i një emigranti që thyen rregullat për të na bërë të konkludojmë se ata janë të gjithë kriminelë. Nuk është e vërtetë, pasi emigrantët janë shumë më pak se italianët, është e qartë se shumica e krimeve do të kryhen nga italianët.

Mjafton të tregosh histori të fëmijëve që kontraktuan autizmin pas vaksinës për të ngjallur dyshimin se vaksinat janë të rrezikshme. Nuk janë. Ka të dhëna statistikore që tregojnë të kundërtën pa mundësi replikimi.

Është e mjaftueshme të lexosh lajmet për një aeroplan që bie për të na bërë ta perceptojmë atë mjet si të pasigurt. Ndoshta do të marrim makinën duke rritur kështu rrezikun për të bërë një aksident fatal me dhjetëra herë.

Ne duhet të ndalemi së qenuri budallenj. Intuita jonë është sigurisht një aleat i dobishëm në rrethana të caktuara. Por nuk ka pse të jetë mjeti i vetëm për të vlerësuar botën. Ne duhet të mësojmë herë pas here ta lëmë mënjanë dhe t’i lëmë vend arsyetimit. Ai gjithashtu meriton të ketë fjalën e tij.