Në këto ditë karantine për shkak të koronavirusit, përtej stresit apo mendimeve jo pozitive që na vijnë ndërmend, nëse ka një gjë që mund ta bëjmë të gjithë me shumë lehtësi, është pak argëtim. Kuizet apo testet janë një super ide për të kaluar disi edhe kohën apo jo?! Këtu është një prej tyre! Zgjidh një nga katër kartat tani dhe mëso diçka që nuk e dije për veten, një farë sekreti që ndoshta do të të bëjë të reflektosh gjatë…Mos prit! Bëje tani!

Karta #1:

Ju jeni një person i kuptueshëm, i dashur, i ndjeshëm. Sidoqoftë, shpesh i vendosni në radhë të parë ndjenjat dhe nevojat e njerëzve të tjerë në raport me tuajat. Aq sa jeni këshilltar i atyre që janë përreth jush dhe jeni të lumtur të gëzoni jetën e njerëzve të tjerë, mos harroni se vetë-kujdesi është thelbësor për të qenë në gjendje të ofroni këshilla të mençura. Ju duhet të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm me njerëzit që thjesht duan t'ju përdorin.

Karta #2:

Ju jeni një person ekstrovert, me shpirt të mirë dhe tejet optimist. Përballeni sfidat e jetës me motivim dhe lini jashtë të gjitha ndjenjat e negativitetit. Ju jeni një shembull për njerëzit përreth jush, të cilët gjithmonë përpiqen të ndjekin modelin tuaj. Jeta shoqërore është thelbësore për ju sepse ju pëlqen të shoqëroheni dhe të krijoni lidhje të reja. Ju jeni gjithashtu shumë i hapur dhe tolerantë ndaj njerëzve dhe botës në përgjithësi.

Karta #Nr. 3:

Jeni të kujdesshëm sepse keni vuajtur shumë për shkak të njerëzve dhe situatave të jetës, dhe për këtë arsye ju duhet më shumë kohë për të zhvilluar besimin. Ju jeni gjithashtu një perfeksionist dhe gjithmonë mendoni shumë përpara se të veproni, për të shmangur gabimet dhe dështimet. Ndjenjat tuaja mund të lëkunden menjëherë nga dashuria dhe vëmendja tek indiferenca.

Karta #4:

Ju jeni një person i pavarur, i fortë dhe i vendosur. Sa më shumë të keni kontroll mbi situatat tuaja të jetës, aq më mirë do të ndiheni. Kjo zbulon një mungesë besimi tek njerëzit përreth jush dhe është diçka për të cilën duhet të punoni sepse të gjithë duhet të kenë të njëjtat mundësi.