Remdesivir, i përmendur si një prej kurave më të efektshme kundër Covid-19, tashmë është autorizuar zyrtarisht për t’u përdorur në Bashkimin Europian në trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi.

Agjencia Europiane e Mjekësisë (EMA) ka rekomanduar që ilaçi antiviral Remdesivir të përdoret për të kuruar personat e prekur nga virusi.

Remdesivir është i pari ilaç i COVID-19 që rekomandohet për autorizim në BE”,- tha agjencia në një deklaratë. Ndërkohë që për Amerikën, ky ilaç është autorizuar prej disa javësh.

Ekspertë të EMA-s thanë se, si fillim, ky ilaç do të testohej tek të rriturit dhe tek adoleshentët mbi 12 vjeç, me pneumoni, të cilët kanë nevojë për oksigjen.

Remdesivir është rekomanduar nga Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe të tjerë zyrtarë të shëndetësisë si një ndër ilaçeve më premtues për të luftuar COVID-19.

Studimet kanë treguar se pacientët me COVID-19, të trajtuar me Remdesivir, janë shëruar për 11 ditë, në krahasim me pacientët e tjerë të trajtuar me një ilaç neutral, të cilëve u është dashur 15 ditë.

Remdesivir pengon një enzimë që ndihmon kopjimin e viruseve RNA (Acidit ribnukleik) dhe ka qenë e suksesshme kundër coronavirusit në studime laboratorike. Fillimisht është përdorur për të trajtuar Ebolën gjatë epidemisë në Afrikën Perëndimore.

Studimi, sponsorizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit të SHBA-ve, nisi në shkurt dhe përfshiu 1,063 pacientë në SHBA, Europë dhe Azi.

Sipas studimit, pacientët e trajtuar me Remdesivir shërohen 31 për qind më shpejt se pacientët e tjerë të trajtuar me një ilaç neutral.

Çfarë dimë për remdesivir?

Remdesivir pengon një enzimë që ndihmon kopjimin e viruseve RNA (Acidit ribnukleik) dhe ka qenë e suksesshme kundër coronavirusit në studime laboratorike.

Presidenti Trump ka qenë mbështetës i Remdesivir, si një trajtim i mundshëm për koronavirusin. Në provën e tij klinike, rezultatet e plota të të cilit ende nuk janë publikuar, Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) zbuloi se Remdesivir shkurtoi kohëzgjatjen e simptomave nga 15 në 11 ditë.

Testimet përfshinë 1 063 njerëz në spitalet në të gjithë botën, përfshirë SHBA-të, Francën, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar, Kinën dhe Korenë e Jugut. Disa pacientëve iu dha ilaçi, ndërsa disa të tjerëve iu dha një trajtim me qetësues.

Dr. Anthony Fauci, i cili drejton NIAID, tha që Remdesivir kishte "një efekt të qartë, domethënës, pozitiv në zvogëlimin e kohës për shërim".

Sidoqoftë, provat nuk dhanë ndonjë tregues të qartë nëse ai mund të parandalojë vdekjen nga koronavirusi.