Fakti që njerëzit po socializohen më pak dhe po punojnë nga shtëpia ndikoi në një rënie të kërkesës për artikuj të kujdesit personal, siç janë deodorantët dhe produktet kozmetike. Këtë fakt e konfirmoi gjiganti i mallrave të konsumit Unilever ULVR.
Firma, e cila zotëron sapunin Dove dhe deodorantin Axe, si dhe qindra marka të tjera, tha se izolimi solli një rënie drastike të shitjeve për artikuj të kujdesit personal.
Por Unilever, që zotëron gjithashtu Ben & Jerry dhe Magnum, tha se gjatë karantinës amerikanët rritën konsumin e akullores.
"Shitjet e akullores për konsum në shtëpi u rritën me 15% në gjysmën e parë dhe me 26% në tremujorin e dytë,” –treguan përfaqësues të firmës.
"Ulja e kujdesit personal si pasojë e izolimit nga pandemia, solli një ulje të kërkesës për produktet e kujdesit të lëkurës, deodorantë dhe të kujdesit për flokët, çmimet e të cilave pësuan rënie. Ndërsa Magnum dhe Ben & Jerry vazhduan të rriten fuqishëm.”
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe u rritën shitjet e produkteve të higjienës së duarve dhe asaj të shtëpisë, gjë që është mëse e kuptueshme.