Autoritetet italiane po provojnë një test të ri super të shpejtë për Covid-19, i cili është në gjendje që në 3 minuta të përcaktojë nëse një person është infektuar ose jo. Testi i ri, i quajtur “Daily Tampon”, po provohet nga Ministria Italiane e Shëndetësisë dhe pritet të miratohet së shpejti.
“Daily Tampon” u krijua nga një kompani me bazë në Lombardi, e quajtur Allum, në bashkëpunim me Universitetin e Sannios. ”Daily Tampon” funksion tamam si një test shtatzënie. Fillimisht, merren kampionë të pështymës dhe vendosen në tampon, falë përdorimit të tre reagjentëve mundësohet dhe rezultati. Nëse jeni pozitivë shfaqen dy vija dhe për negativ, vetëm një vijë.
Italia nuk është i vetmi vend që aktualisht punon për prodhimin e kompleteve të testimit të shpejtë. Autoritetet franceze filluan të mërkurën një lloj të ri testi që u mundëson njerëzve të marrin rezultatet e tyre në një kohë më të shpejtë. Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha se testet e reja, të quajtura 'antigénique rapide', do të japin rezultatet nga 15 deri në 20 minuta, megjithëse e keqja është se ato janë më pak të besueshme se testet PCR.