‘Black Friday’ dhe ‘Cyber Monday’ ??janë bërë dy nga ngjarjet më të mëdha të blerjeve në gjithë botën vitet e fundit, por cili është ndryshimi midis tyre?

Të dyja këto ditë u ofrojnë njerëzve shansin për të bërë kursime të mëdha në gjithçka që mund të blejnë, por ndërsa e ‘Black Friday’ përfundoi,  ‘Cyber Monday’ është shansi juaj i fundit për të përfituar nga uljet.

Kur është e ‘Cyber Monday’?

Ngjarja vjetore e blerjeve gjithmonë bie të hënën e parë pas Falënderimeve në SHBA, dhe kështu zakonisht zhvillohet në fund të nëntorit. Në këtë rast, sot më 30 nëntor.

Nga lindi termi?

Dita u konceptua pas hulumtimit të kryer në 2004, i cili zbuloi se e hëna pas Falënderimeve ishte një nga ditët më të mëdha të vitit për blerje në internet.
 
Duke pasur këtë në mendje, Ellen Davis dhe Scott Silverman vendosën të krijojnë një fushatë marketingu në të cilën do të inkurajonin konsumatorët të blinin në internet të hënën pas festës kombëtare, pra termi "Cyber Monday".

Ku ndryshon e 'Cyber Monday' nga ‘Black Friday’?

Dallimi midis Black Friday dhe Cyber ??Monday është: se e para ishte vetëm për zbritje që mund t’i gjeni në dyqan, ndërsa e dyta i dedikohej blerjeve në internet. 

Sidoqoftë, në vitet e fundit dallimi midis të dyve është bërë i paqartë, pasi shumë blerje të ‘Black Friday’ bëhen të disponueshme edhe në internet.