Një markë e lodrave të seksit ka fituar një çmim prestigjioz biznesi, pikërisht nga Mbretëresha Elizabeth.

Dyqani më i madh në Britani për të rritur, Lovehoney, ka marrë vlerësimin mbretëror për rritjen e jashtëzakonshme të vazhdueshme të shitjeve jashtë shtetit. Marka ka fituar Çmimin e Mbretëreshës për Ndërmarrjet, pasi shitjet e saj lulëzuan nga 12 milionë £ në vitin 2015 në 56 milionë £ sot - një rritje prej 365%.

Kjo do të thotë që marka mund të përdorë stemën e Çmimit të Mbretëreshës (Queen's Award) në reklama për pesë vjet.

Debbie Bond, nga Lovehoney, tha:

“Ne jemi të entuziazmuar që kemi marrë njohje zyrtare nga Mbretëresha. Madhëria e saj ka qenë një mbështetëse e mrekullueshme e Lovehoney, ndërsa ne jemi rritur në markën kryesore të shëndetit seksual në botë. Patronazhi mbretëror do të na ndihmojë të krijojmë më shumë vende pune në zyrat tona ndërkombëtare dhe të përhapim mesazhin e lumturisë seksuale globalisht."

Aktualisht, kompania ka 2.2 milionë klientë me faqet e internetit, nga vende të ndryshme, përfshirë SHBA-të, Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re, plus vendet e BE-së duke përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Spanjën.

Kjo nuk është hera e parë që Lovehoney merr njohje mbretërore. Në 2015, sipas Daily Express, kompania gjithashtu mori bekimin e Mbretëreshës për rritjen e eksporteve britanike. Pas kësaj, themeluesit e Lovehoney, Richard Longhurst dhe Neal Slateford, festuan me Mbretëreshën Elizabeth II dhe Princin Philip në Pallatin Buckingham.