Baba Vanga ose Nostradamusi i Ballkani njihet si parashikuesja e verbër e disa nga ngjarjeve me të rëndësishme që kanë ndodhur në Tokë. Disa nuk besojnë e të tjerë lexojnë çfarëdo që thuhet për të nga kureshtja.

Njerëzit besonë se mistikja me origjinë bullgare parashikoi para vdekjes së saj në vitin 1996 shumë ngjarje që ndryshuan botën, si ngritja e ISIS dhe sulmi terrorist i 11 shtatorit në New York. Baba Vanga, ose Vangeliya Pandeva Gushterova lindi në Maqedoninë Veriore në vitin 1911, megjithëse pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Bullgari. Gjatë jetës së saj, ajo mori famë për shkak të fuqive të supozuara të parashikimit dhe aftësisë për të kontaktuar të vdekurit.

Sipas informacioneve nga fëmijëria e saj, ajo tregoi me vepra aftësinë për të parashikuar ardhmen. Autorja Judith Joyce, e cila ka botuar një libër me parashikimet e Baba Vanga të gjetura përmes dokumenteve në Bullgari, thotë se ka shumë për të mësuar për të ardhmen.

"Baba Vanga kurrë nuk shkroi ndonjë libër, por shumë libra janë shkruar për të, aftësitë e saj dhe profecitë e saj. Ajo pretendonte se merrte informacion nga qenie të padukshme dhe se nëse dikush qëndronte para saj, ajo mund ta vizualizonte gjithë jetën e personit sikur të ishte një film, nga fillimi në fund. Baba Vanga u kërkoi vizitorëve t'i jepnin asaj një kub sheqeri, të cilin më pas e përdori si një kristal për të përqendruar energjinë dhe për të marrë informacion".

Reputacioni i saj thuhet se ka tërhequr vëmendjen e udhëheqësve komunistë pasi thuhet se vetë udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev është këshilluar me të në më shumë se një rast.

Por çfarë ka parashikuar Baba Vanga për vitin 2021? Kataklizma, zbulimin e kurës për kancerin dhe fundin e botës?

Lexo si më poshtë:

1. Tsunami dhe kataklizma natyrore

Një nga parashikimet më shqetësuese të Baba Vanga është ajo e një cunami kataklizmik që do të godiste Azinë. Vanga thuhet se ka paralajmëruar së pari botën për cunamin vdekjeprurës në vitin 2004 që vrau më shumë se 220,000 njerëz në Azinë Juglindore. Më pas thuhet se ajo ka paralajmëruar një tjetër kataklizëm të ngjashëm në të ardhmen, pasuar nga tërmete dhe goditje meteorësh. Megjithatë lajmi i mirë është se tsunami parashikohej të godiste në vitin 2020 dhe kjo nuk ndodhi.

2. A do të jetë fundi i botës në vitin 2021?

Baba Vanga parashikoi që bota do të mbërthehej nga "tre gjigantë" dhe një "dragua i madh" në të ardhmen. Edhe pse tepër e paqartë, shumë besojnë se mistikja e verbër e dinte se kur bota do të mbaronte. Por për fat të mirë asgjë e tillë nuk do ndodhë para vitit 5079, sipas parashikimit të saj.

3. Zbulimi i një kure për kancerin?

Parashikimi pozitiv për të cilin vlerësohet Baba Vanga është zbulimi i një kure për kancerin. Megjithëse nuk specifikon se kur do të mbërrijë kjo kurë, ajo tha se do të ndodhte në fillim të shekullit 21.

"Në fillim të shekullit 21, njerëzimi do të shpëtojë nga kanceri. Do të vijë dita kur kanceri do të lidhet me zinxhirë hekuri." A mundet që 2021-shi të jetë viti kur shkencëtarët më në fund të bëjnë një përparim të madh në trajtimin e kancerit? Le të shpresojmë.

A duhet të besoni në profecitë e Baba Vanga?

Shumica e skeptikëve pajtohen se ka shumë pak prova që mbështesin pretendimet e fuqive profetike të Baba Vanga. Megjithëse ndjekësit e saj pretendojnë se ajo kishte një përqindje të suksesit prej 85 % me parashikimet e saj, nuk ka asnjë rekord të shkruar me të vërtetë për këto profeci.

A ishte vërtetë me fuqi të tilla mbinatyrore?

Në faqen e internetit Skeptics.com, thuhet: "Vanga ishte analfabete dhe nuk shkruajti asnjë libër vetë, anëtarët e stafit të financuar nga qeveria bullgare mund t'i kenë shkruar vetë”.

Në një shënim më pozitiv, thuhet se ajo parashikoi që në vitin 2028 njerëzimi do të udhëtojë në planetin Venus për të kërkuar burime të reja energjie.

Çfarë tjetër mund të ndodhë në këtë vit?

Sipas Hamilton-Parker, 2021 premton të jetë një vit shumë më i mirë se 2020. Para së gjithash, Baba vanga ka parashikuar që kaosi i shkaktuar nga një ngjarje globale do të marrë fund në vitin 2022. E ka patur fjalën për Covid?

Artikulli i përkthyer nga The Mirror u mor nga Tiranapost.al.