'Qëndroni të shëndetshëm dhe vraponi' është këshilla që secili prej nesh e ka marrë minimumi një herë në jetë. Por kur kjo këshillë jepet nga një vrapuese 105-vjeçare, menjëherë pasi ajo sapo ka shënuar një rekord të ri botëror për vrapimin në 100 metra, të gjithë duhet të ulemi dhe t'i kushtojmë vëmendje.
Julia Hawkins realizoi kohën rekord, prej 1:02:95, në kategorinë e moshës 105+ në Lojërat Seniore të Luizianës 2021, por pavarësisht se vendosi një standard të ri, ajo nuk ishte plotësisht e kënaqur me performancën e saj.
Megjithatë, kur dikush e pyeti nëse ishte e lumtur, ajo u përgjigj shkurt me “Jo”. Arsyeja ishte sepse donte ta mbyllte garën në më pak se 1 minutë. Mësuesja në pension nuk është e panjohur për atletikën. Ajo filloi të garonte në National Senior Games kur ishte 50 vjeç për çiklizëm dhe fitoi disa medalje ari, por më pas u tërhoq sepse nuk kishte asnjë njeri në moshën e saj për të konkurruar.
Ajo thotë se i pëlqen të vrapojë dhe të jem frymëzim për të tjerët. E moshuara shtoi se do të vazhdojë të vrapoj për aq kohë sa të mundet dhe mesazhi i saj për të tjerët është që duhet të qëndrojnë aktivë nëse duan të jenë të lumtur me kalimin e moshës.