Mungesa e besimit trupor te femrat britanike ka arritur një 'nivel kritik', sipas një raporti të ri.
Më shumë se 10,500 pjesëmarrëse femra nga 13 vende të ndryshme u morën në pyetje si pjesë e Raportit Global të Bukurisë dhe Konfidencës Dove.
Raporti zbuloi se gratë në Mbretërinë e Bashkuar kanë një nga rezultatet më të ulëta të vetëbesimit në botë, me vetëm 20% që thonë se u pëlqente trupi dhe pamja e tyre.
Vendi i fundit ishte Japonia, ku vetëm tetë për qind e grave thanë se ishin të lumtura me pamjen e tyre.
Në anën tjetër, Afrika e Jugut doli si vendi me gratë më të kënaqura me veten, ku më shumë se 64 për qind thanë se kanë vlerësim të lartë për trupin.
Ne duhet të ndihmojmë fuqizimin e grave dhe vajzave në shumë mënyra, duke përfshirë rritjen e edukimit për vetëbesimin trupor, drejtimin e bisedave kuptimplote rreth presioneve me të cilat përballen gratë dhe vajzat dhe në mënyrën se si femrat dhe pamja e tyre flitet dhe portretizohet në media.
Dr Susan Paxton, e cila ishte e përfshirë në hulumtim, tha se shpreson që gjetjet do të nxisin një thirrje për veprim.
"Gratë janë nën shumë presione për t'u përshtatur me idealet e bukurisë dhe raporti tregon se mediat sociale po paraqesin një sfidë të re dhe po shtojnë presionin për t'u dukur në një mënyrë të caktuar," tha ajo.
Dove Global Beauty and Confidence Report, i cili mori përgjigje nga kandidatët e moshës 10 deri në 64 vjeç, është studimi i tretë dhe më gjithëpërfshirës që Dove ka ndërmarrë mbi këtë temë, duke u mbështetur në dy studime të mëparshme të botuara në 2004 -ën dhe 2010-ën.