Përcaktimi se cilat vende kanë popullsinë me IQ-në më të lartë është shumë e vështirë sepse ka kaq shumë faktorë dhe komponentë të ndryshëm që duhen marrë parasysh. Megjithatë, faqja World Population Review së fundmi ka bashkuar një listë të kombeve më të mira në botë, sipas së cilës vendet juglindore të botës renditen në krye. World Population Review thotë se ka përpiluar listën e saj bazuar në disa nga studimet më të njohura dhe më të publikuara të inteligjencës botërore të kryera nga psikologu britanik Richard Lynn.

Në një studim të vitit 2019 të titulluar Inteligjenca e Kombeve , Lynn dhe bashkëpunëtori David Becker matën IQ-në mesatare të qytetarëve në 132 kombe dhe llogaritën rezultatet e vlerësuara për 71 të tjera. Sipas listës, shumica e njerëzve në mbarë botën (rreth 68 për qind) kanë një koifiçent inteligjence që shkon mes 85 dhe 115.
Ndërsa ajo pakicë e vogël që arrin të ketë IQ 140 ose më lartë konsiderohen gjeni.
Japonia me një IQ mesatare prej 106.49 është vendi që kryeson listën World Population Review,ndjekur nga Tajvani (106.57), Singapori (105.89), Hong Kongu (105.37) dhe Kina (104.10).

Kombet evropiane që kanë arritur të përfshihen në dhjetëshen e parë janë Bjellorusia (101.60), Finlanda (101.20), dhe Lihtenshtajni (101.07), por edhe Holanda dhe Gjermania me një IQ mesatare prej 100.74.
Megjithatë, duhet përmendur se studimet e Lynn-it, edhe pse janë ndoshta studimet më gjithëpërfshirëse që janë kryer ndonjëherë në këtë fushë ato shpesh ndezin debate dhe diskutime goxha të mëdha.

“Disa kritikues kundërshtojnë metodat që përdor Lynn për të llogaritur vlerësimet kur të dhënat e forta nuk janë të disponueshme,” -thotë World Population Review . “Të tjerët akuzojnë Lynn-in se përdor të dhënat e tij për të mbështetur teoritë shkencërisht të pasakta që promovojnë besimet supremaciste të të bardhëve.”/bm/