Jemi në një epokë të re, njerëz. Dhe është goxha e frikshme.

Ndërsa meshkujt e vetmuar që mashtrohen pa para nga faqet pornografike të rreme nuk është asgjë e re, por bota e Inteligjencës Artificiale po i bënë gjërat më të ndërlikuara.

Së fundmi, një grup burrash në Reddit u mashtruan duke menduar se po paguanin për të parë e për të folur me një grua të bukur, kur në fakt, po flisnin me një robot.

E quajtur “Claudia” , shpërndante foto provokuese dhe u dërgonte foto specifike që ata kërkonin.

Dikush arriti të kuptonte lëkura e “modeles” dukej shumë e lëmuar për të qenë e vërtetë.

Kishte të drejtë, pasi Claudia ishte në fakt një krijim i disa studentëve të shkencave kompjuterike me username: 'u/Cl4ud14'.

Ata përdorën një program të quajtur Stable Diffusion, i cili është i hapur për publikun.

Djemtë fituan rreth 100 dollarë nga shitja e fotove para se të zbuloheshin.