Këpucët legjendare blu të Elvis Presley-t janë shitur në ankand me vlerën 140 mijë euro.
Këpucët, të veshura nga ikona e “rock ‘n’ roll”-it gjatë viteve 1950, u blenë nga një koleksionist amerikan me bazë në Kaliforni të premten, sipas shtëpisë së ankandit “Henry Aldridge & Son”, e cila organizoi shitjen.
Drejtuesi i ankandit, Andrew Aldridge, u shpreh për mediat duke thënë: “Çmimi për mua pasqyron rëndësinë e një objekti të tillë ikonik”.Shitja e këpucëve pasqyron natyrën ikonike dhe magjepsjen e qëndrueshme në Elvis”
Ylli i muzikës dhe kinematografisë thuhet se ka veshur këto këpucë ikonë blu kamoshi si në skenë ashtu edhe jashtë saj gjatë viteve 1950.