Keni dëgjuar për thënien e famshme "dashuria e parë nuk harrohet kurrë"? Po, pikërisht mbi këtë thënie bazohet "Teoria e Dashurisë së Parë", e cila po përhapet me shpejtësi në TikTok. Si e përshkruajnë ndjekësit e kësaj teorie? Një interpretim i ri i kësaj thënieje, ku thonë se dashuria e parë, veçanërisht për meshkujt, nuk harrohet kurrë.

Shumë vajza e gra kanë postuar video, ku shprehin se ato mendojnë se meshkujt janë më të prirur për të kërkuar në partneret e ardhshme karakteristikat e ish-partneres së parë apo për t’i krahasuar dashuritë e reja me atë që u bëri zemra të rrahë për herë të parë.

Sipas 'Teorisë së Dashurisë së Parë', shumica e meshkujve kanë një tendencë të idealizojnë historinë e parë të dashurisë, më shumë se realitetin e lidhjes aktuale. Ata mendojnë se si do të ishte ajo marrëdhënie tani, nëse do të kishin pasur më shumë kohë, ose nëse do të kishin njohuritë dhe maturinë që kanë tani. Por pse ndodh kjo?

@thejuliacarter Make sure all the past relationship doors are SEALED SHUT because they will always spin the block on the one who got away ? #fyp #foryou #relationship #advice #firstlove ? original sound - Julia Carter, MD, MPH ?

Disa mendojnë se, pas një ndarjeje të rëndësishme, gratë kanë tendencë të flasin për ndarjen me shoqet dhe miqtë, të shfryjnë emocionet dhe ta kalojnë më shpejt periudhën e dhimbjes, duke u përpjekur t’i japin fund vuajtjes emocional. Ndërsa, meshkujt shpesh kanë tendencën të mbyllen dhe të shtypin ndjenjat e tyre, duke mbajtur më shumë mend në kujtesë momentet pozitive që kanë kaluar me ish-partneren dhe duke mos dashur t’i lënë ato të largohen plotësisht.

Ky fenomen shpesh ndodh sepse dashuria e parë, për shumicën e njerëzve, është e lidhur me adoleshencën – një periudhë e jetës pa shumë përgjegjësi, por e mbushur me momente të paharrueshme, përvojat e para dhe formimin e identitetit të tij në lidhje me marrëdhëniet me të tjerët. Kjo është arsyeja pse shumë persona mendojnë se partneri i parë lë një shenjë të pashlyeshme.

Sigurisht, kjo teori nuk duhet të përgjithësohet: jo të gjithë meshkujt kanë vështirësi të kalojnë dashurinë e parë, dhe as të gjitha gratë nuk e kanë harruar atë histori me lehtësi. Ka dhe raste ku gratë mund të kenë pasur gjithashtu vështirësi në harrimin e dashurisë së parë.

Por çfarë mendojnë ata që janë të përfshirë në këtë histori? Përdoruesit e TikTok-ut kanë shpërndarë përvojat e tyre dhe shumë prej tyre duket se e konfirmojnë këtë teori.

Fillimisht, ka një sqarim që shumë njerëz e theksojnë në komentet e tyre: kur flitet për dashurinë e parë, nuk bëhet fjalë për çdo ish-partner apo lidhje, por për "dashurinë e vërtetë të parë", edhe pse për disa, këto dy gjëra mund të përputhen.

Dhe tani, shumë njerëz thonë se “dera” e dhomës së zemrës, e cila është dedikuar dashurisë së parë, për shumë nuk është mbyllur plotësisht, por është paksa e hapur.

Kjo mund të jetë një lajm i mirë për ish-partneret, sepse mund të kenë ende një vend të rëndësishëm në jetën e tij, pavarësisht se si kanë shkuar gjërat. Por kjo mund të jetë pak më e vështirë për partneret aktuale. Disa gra kanë vërejtur se burri i tyre ka një zakon të çuditshëm, duke përmendur ish-të dashurën e tij, si një hije që i ngelur në mendje dhe që e përndjek marrëdhënien e tij të re.

Për disa gra, kjo situatë është marrë me humor: "Është në rregull, sepse as ai nuk është dashuria ime e parë, prandaj...".