Lajmi se një nga aktorët më të njohur turk Kıvanç TatlıtuÄŸ, ka origjinë shqiptare (lexo këtu) u prit me shumë komente nga publiku shqiptar. Kishte nga ata që iu bë qefi që prejardhja e një njeriu të suksesshëm në botën e televizionit ishte nga Shqipëria, por kishte edhe të tjerë që nuk mund të bindeshin lehtë për këtë fakt.

E pas gjithë kësaj, sot po qarkullon një lajm tjetër i ngjashëm me atë të Kivançit, pak muaj më parë. Një aktore tjetër turke, ka origjinë shqiptare. Të paktën kështu ka treguar vetë ajo në një postim në Instagram, ku ka uruar të atin për ditëlindje.

“Babi im i dashur. Babi im i fortë. Ti sot ke ditëlindjen. Uroj që bashkë të kemi shumë vite plot dashuri dhe shëndet. Të qëndrosh kurdoherë i fortë, kurdoherë me ne, si shqiptar inatçi që je. Të dua babi (e përktheva me Google Translate shpresoj mos kem gabuar)”, ka shkruar Deniz Barut, krahas fotos së të atit.

Kujtojmë që Deniz Barut ka marrë pjesë në një nga serialet turke që është trasmetuar në televizionin shqiptar “Diamante dhe Dashuri”, në rolin e Pinarit, bashkëshortes së Tajrit Dundar.