Gerta Mahmutaj, këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, është prezantuar sot për herë të parë në Këngën Magjike me partnerin e saj. Prej vitesh, ajo është pjesë e jetës së natës në Crazy Calvin, aty ku u njoh edhe me John Van Ride, vëllain e Skerdit, bashkëshortit të Aurela GaÒ«es. Dashuria që lindi në vendin e punës u konsolidua me kohën, derisa ata të dy, tashmë janë edhe bashkëpunëtorë në muzikë. Kënga e sotme nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, por është i pari në skenën e Këngës Magjike.

“Vetes” titullohet kënga e sjellë nga Gerta dhe Dj John. Para këngës, Ò«ifti i janë nënshtruar edhe një testi të përgatitur me disa pyetje pikante nga organizatorët. Mes përgjigjeve të ngjashme dhe të ndryshme, Gerta dhe John Van Ride, ndër të tjera kishin menduar edhe për emrin e fëmijës së parë, Charlize, të cilën ata e thanë të dy njëzëri.

Johanis, emri i vërtetë i artistit, ka më shumë se 10 vjet që ushtron profesionin si Dj, të cilin e ka nisur në Greqi, por prej vitesh punon edhe si Dj në Shqipëri. Bashkëpunimi i parë me Gertën ka nisur më shumë se dy vjet më parë, kur ata publikuan këngën me titull “Pija me emrin tënd”.

Urime për suksesin e sotën në Këngën Magjike, Gertës ia ka dërguar edhe kushërira e saj, Aurela GaÒ«e.