Valbona Selimllari, ajo që të gjithë ne e njohim si Miss-in e parë dhe të përhershëm shqiptar, herë pas here, ngacmuar edhe nga kureshtja mediatike, u kthehet kujtimeve dhe kohës kur ka marrë pjesë në Miss Albania, në vitin e largët 1991 – atëherë kur të guxoje aq shumë ishte jo vetëm me kosto të lartë, por edhe paragjykuese.

E ftuar në një intervistë në “In Tv”, Valbona, megjithatë, ka rrëfyer se familja ka qenë ajo që e ka mbështur gjithmonë, ndonëse, për këtë konkurs bukurie, ata e morën vesh vonë, ndërsa i ati vetëm pasi fitoi. Ajo tha se tani që e mendon, nuk e di as vetë pse nuk ia ka treguar të atit faktin që do merrte pjesë në një konkurs bukurie: “Edhe sot që e mendoj, nuk e di as vetë pse ia kam mbajtur të fshehtë, sepse im atë është natyrë shumë e hapur” – tha ajo, duke shtuar se kur e mësoi, sigurisht nuk reagoi keq.
Për natyrën e saj Ò«apkëne, Bobi tregon se gjërat e veta donte t’i arrinte me Ò«do kusht: “Unë isha rebelja e shtëpisë që kisha vendosur të ndiqja rrugën time, qoftë edhe me disa kosto të caktuara”,- tha ajo.
Gjithashtu, Valbona ka treguar edhe historinë se si u njoh për herë të parë me Vera Grabockën dhe si si ka vazhduar bashkëpunimi i tyre më shumë se 20-vjeÒ«ar. Ndqni rrëfimin e saj në videon e mëposhtme.