Ky fillimvit ka qenë i mbarë për këngëtaren Samanta Karavella, jo sepse ka qenë e angazhuar nëpër koncerte e show live jashtë vendit, por sepse jo më larg se dje, 2015-a i ka dhuruar një status tjetër, për të cilin ndihet shumë e lumtur.

 

Motra e saj ka sjellë në jetë një djalë. Këtë lumturi këngëtarja e ka ndarë me të gjithë miqtë dhe ndjekësit në rrjetet e saj sociale, Facebook dhe Instagram, teksa ka postuar një foto me dorën e vogël të bebes: “Zoti e bekoi familjen tonë me një engjëll. Jam tezja më e lumtur në botë. Urime babi Ari & mami Çefi. Ju dua shumë! Welcome to our life Ethan”,- ka shkruar Samanta në foton e publikuar. Me qindra pëlqime dhe urime i janë bashkuar gëzimit të këngëtares në rrjetet sociale.