Të gjithë ata që i donin, më në fund i kanë bashkë. Brave and Beautiful (Cesur ve Guzel), seriali më i ri turk, i cili ka filluar xhirimet pak kohë më parë, shumë shpejt do të fillojë të transmetohet në Star TV. Sipas producentëve, filmi do të fillonte transmetohej në tetor në ekran, por vetëm pak ditë më parë janë publikuar trailer-at.

Dy videot e mëposhtme, ku prezantohen dy protagonistët, Tuba dhe Kivanc, kanë filluar të shpërndahen me shpejtësi në rrjetet sociale nga të gjithë adhuruesit e dy aktorëve.

Xhirimet janë realizuar si fillim në vilën luksoze të Polenezkoy, Stamboll, dhe po ashtu, një vend tjetër që do të mirëpresë kastin e serialit është edhe vila e Belma Simavi, e cila ka hapur dyert vetëm për skuadrën e Brave and Beautiful.

Siç e shihni edhe në video, Tuba Buyukustun ka mësuar shumë mirë, meqenëse enkas për rolin, ajo kishte filluar pak kohë më parë të merrte mësime kalërimi, madje disa foto i ka ndarë edhe me fansat.