Ndërkohë që në Pallatin e Kongreseve këngëtarët pjesëmarrës janë në provat e fundit, edhe Instagrami ka filluar urimet për të gjithë artistët në garë.
Kënga Magjike do të nisë sonte në mbrëmje gjysmëfinalen e parë të edicionit të 18-të. Këngëtarët pjesëmarrës të natës së parë, por edhe ata të natës së dytë, kanë filluar prej ditësh përgatitjet për të kënduar live në Pallatin e Kongreseve.
Ndryshe nga Ò«do vit, këtë herë risi do të jenë artistët e rinj dhe juria e përzgjedhur për gjykimin e tyre. Disa nga emrat më në zë të muzikës shqiptare, do të ngjiten sonte dhe nesër në skenë për të prezantuar edhe një herë këngën e tyre pjesëmarrëse.

Edhe në këtë edicion janë spikatur disa prej emrave më në zë të skenës, por po ashtu janë identifikuar edhe shumë artistë të rinj të talentuar. Por kur është fjala për Ò«mimin e parë, ai është gjithmonë një dhe i vetëm. Në rrjetet sociale, mes artistëve, por edhe dashamirësve të muzikës, kanë filluar të lakohen shumë emra si të mundshëm për të rrëmbyer Ò«mimin e parë.
.jpg)
Pretendentët kryesorë janë disa, duke u nisur edhe nga klikimet në YouTube. Këngët që aktualisht kanë kaluar më shumë se 2 milionë klikime janë “Mirëmngjes dashnni” nga Bruno dhe Artjola Toska, dhe “Nëntori” nga Arilena Ara. Pas tyre, një këngë shumë e klikuar dhe e pëlqyer është edhe “Ma thuaj ti” nga Rozana Radi.

Më tej, këngë të tjera të pëlqyera të këtij edicioni janë edhe “Për vete më mbaj” nga Soni Malaj, “Aurora” nga Alban Ramosaj; Elgit Doda, Flaka Krelani, Mariza Ikonomi, Eliza Hoxha etj.
Surpriza e këtij edicioni ishte edhe rikthimi i Tunës pas 11-vjetësh në Këngën Magjike, gjithashtu një ndër emrat pretendentë për Ò«mim. “Duam”, prodhim i ThreeDots dhe Flori Mumajesit, e ka rikthyer Tunën pranë baladave – arma e forë e këngëtares nga Shkupi. Tuna, Rozana Radi, Arilena Ara dhe shumë artistë të tjerë do të këndojnë live pas pak në Pallatin e Kongreseve.

Këngëtarët pjesëmarrës të natës së parë të Kënga Magjike 2016:
TIRI
ELSON BRAHA
GERTA ft. JOHN VAN RIDE
LYNX
VOLTAN PRODANI
ERA RUSI
DEVIS XHERAHU
ALBAN RAMOSAJ
ERANDA LIBOHOVA & XHESI KANANI
SEI ft. BLLEDI
MARKEL
MISHELA RRAPO
ANISA SMAJLAJ
SELINA PRELAJ
DAVID
FLORIAN NAZIFI
ARDITA TUSHA & ARMELA TUSHA
B2N
ELGIT DODA
BERKAN
ROZANA RADI
MARIZA IKONOMI
ARILENA ARA
SONI MALAJ
