Abigail Isabelle Gjonaj, vajza e dytë e Aurela Gaçes erdhi në jetë tri ditë më parë, pikërisht atë natë kur nisi edicioni i 18-të i Këngës Magjike. Xhaxhai i saj, John Van Ride, prezantoi këngën “Vetes”, një bashkëpunim me Gerta Mahmutaj – kënga që sot fitoi çmimin Best Dance.

Mbrëmjen e sotme, pasi dy artistët falënderuan bashkëpunëtorët dhe familjet e tyre për mbështetjen, thanë se çmimin ia dedikonin pikërisht më të voglës, Abigail. “Këtë çmim ia dedikoj mbesës sime të vogël, Abigail, e cila erdhi në jetë atë ditë që ne kënduam, natën e parë” – tha John Van Ride, pasi morën kupën. 

Kështu, vetëm tri ditë pas lindjes, Abigail ka një çmim për vete. E merrni me mend se ç’do të ndodhë me të në të ardhmen.