19-vjeÒ«arja nga Porto Riko, Stephanie Del Valle, është kurorëzuar Miss Bota 2016, në edicionin e 66-të të këtij kompeticioni që është organizuar në SHBA mbrëmjen e së dielës.
Del Valle ka fituar më shumë vota nga të gjitha vajzat pjesëmarrëse duke lënë pas konkurrentet nga Republika Dominikane dhe Indonezia, të cilat u renditën përkatësisht si shoqëruesja e parë dhe e dytë e Miss-it.

Studentja brune 19-vjeçare flet rrjedhshëm spanjisht, anglisht dhe frëngjisht. Pasi fitoi Ò«mimin, ajo tha se është “nder dhe përgjegjësi e madhe.” Gjithashtu, shpreson se ky trofe bukurie do t’i hapë rrugën në botën e showbiz-it.

Kurorën e Miss-it ia dorëzoi bukuroshja nga Spanja, Mireia Lalaguna, që fitoi vitin e kaluar Miss Bota. Stephanie tha se ndihet shumë e lumtur që përfaqëson vendin e vet në një kompeticion kaq të rëndësishëm.

