Tashmë është zyrtarizuar nga postimet e protagonistëve, që programi i humorit Portokalli do të rikthehet mbrëmjen e së dielës, më 5 mars. Ai do të transmetohet në orarin e zakonshëm të mbrëmjes, kur deri më tani, ishte shfaqur programi argëtues Pa Limit, i prezantuar nga Luana Vjollca.
Para se të ngriheshin pikëpyetje rreth vijimësisë së programit, moderatorja ka lënë takimin me teleshikuesit në një orar të ri. Programi është zhvendosur të hënën në orën 22.55, që tregon që e ka humbur orarin e parë të mbrëmjes.
Tashmë lojërat me personazhet e njohur dhe aktorët e përhershëm do të nisin më vonë sesa zakonisht. Sipas publikimit të Luanës, këtë javë i ftuar, do të jetë deputeti kaubojs, Eduart Ndocaj.