Kjo është mënyra më e mirë për të thënë ‘Lamtumirë’. Seriali që mblodhi pranë ekranit mijëra teleshikues në më shumë se 50 vende të botës, ka përfunduar. “Fate të kryqëzuara”, ka xhiruar këtë fundjavë seritë e fundit me Erkan Petekkaya, Ebru Özkan Saban dhe Mine Tugay.

Seriali që ka kryesuar listat në të gjitha vendet ku është transmetuar do të transmetojë edhe serinë e fundit më 27 mars në Turqi.

Të gjitha emocionet, dashuritë e urrejtjet, tashmë janë shuar, ndaj edhe kjo lamtumirë i ka mbledhur të gjithë pranë një torte të madhe fitoreje dhe suksesi.

Aktori Erkan Petekkaya, i cili me rolin e Xhihanit bëri për vete të gjithë publikun, tha se ky serial ka qenë ndër gjërat më të bukura në jetë: "Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë bërë një punë të shkëlqyer, këdo që ka kontribuar për këtë projekt të madh." Ndërsa aktorja Ebru Özkan Saban, e cila u bë popullore me rolin e Dilara-s, tha se ka kaluar momente të paharrueshme gjatë këtyre sezoneve: "Ju falënderoj shumë të gjithëve. Të gjithë jemi të lumtur. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme. Një ditë do të takohemi sërish", - tha ajo duke i përqafuar të gjithë.

Pas plot tre vjetëve me njëri-tjetrin, të gjithë aktorët dhe stafi janë mbledhur në një festë të madhe dhe kanë ndarë emocionet e kësaj lamtumire me të gjithë publikun, duke postuar foto dhe video edhe në rrjetet e tyre sociale.

 

Son

A post shared by Erkan Petekkaya (@erkanpetekkaya) on