Pas largimit të tij nga emisioni i humorit “Portokalli”, prej nga ku u bë një personazh mëse i dashur dhe pëlqyer nga ne, Romir Zalla rikthehet sërish në ekran, tashmë si drejtues, me këmishë të bardhë, papijon dhe tiranda në formatin televiziv më të ndjekur në botë “Late night show”. Në një intervistë për Panorama plus ai tregon se “Gardërobë” titullohet emisioni i tij i ri, i cili “zhvesh” dhe “vesh” të ftuarit njësoj si në shtëpi për të na përcjellë vërtetësi dhe shumë humor në të gjitha temat që diskutohen.
Një emision ku flitet për gjithçka, problemet sociale ekonomike, mentalitetet, paragjykimet, shprehitë, nocionet, sistemet. Emisioni transmetohet në televizionin SCAN i cili në fakt është një television me natyrë ekonomike, por nga ana tjetër të përgatit terrenin për të diskutuar më drejtpërdrejtë probleme të tilla si pensionet, taksat, etj.."Gardërobë", një arsye më shumë për të na shtuar buzëqeshjen.