I ftuar në ‘Xing me Ermalin’ aktori i humorit Sejfulla Myftari i njohur ndryshe si Cekja, ka folur për një sërë aspektesh të jetës së tij personale dhe asaj profesionale.
Ndër të tjera ai është pyetur edhe për disa situata të krijuara me kolegët e tij të humorit.
“A është e vërtetë që e ke ndarë ti Rita Latin nga Behar Mera?”- e ka pyetur Ermal Mamaqi. Kujtojmë që Rita Lati dhe Behar Mera kanë dhjetëra bashkëpunime humori me njëri-tjetrin gjë e cila shpesh ka sjellë që edhe në koncerte apo evente të tjera të ftohen sëbashku.
"Ata nuk janë ndarë sepse vazhdojnë të bashkëpunojnë bashkë. Ndonjëherë hyj edhe unë ‘mes tyre’ dhe bashkëpunoj me njërin apo me tjetrin, si këto kohë që po punoj në një projekt me Rita Latin në Elbasan. Nuk i kam ndarë unë” tha Cekja, ose Sejfulla Myftari./Xing me Ermalin/