Ka përfunduar xhirimet edhe seria e fundit e serialit me dy aktorët protagonistë, Kivanc Tatlitug dhe Tuba Buyukustun, “Cesur ve Güzel” në Turqi. Seriali që filloi nëntorin e vitit të kaluar, për muaj me radhë ka mbajtur të mbërthyer pranë ekranit mijëra telespektatorë dhe rezulton në majat e klasifikimit edhe për të ardhurat financiare të këtij viti në Turqi.

Seria e fundit që përfshiu dy emrat më të kërkuar dhe më të paguar të kinemasë turke do të transmetohet në Turqi më 22 qershor.

Historia e hakmarrjes ka përfunduar me fund të lumtur. Kivanc Tatlitug dhe Tuba Buyukustun kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre. Në fotot e fundit që janë ndarë nga mediat turke janë edhe skenat nga ceremonia e dasmës në serinë e fundit.