As Britney nuk ka qenë e përjashtuar nga skandalet skenike, brenda pak ditësh pas Madonna-s, e cila u rrëzua në skenë gjatë performancës. Britney ka pasur probleme me flokët gjatë performancës së saj në Las Veges, fundjavën e kaluar, kur gjatë këngës i ka rënë një pjesë e flokëve të shtuar. Fillimisht, ajo ishte duke kënduar “Piece of Me”, kur në mes të kërcimit i ka fluturuar një pjesë e flokëve extensions.

Britney është konsideruar si një kameleon i vërtetë, meqenëse eksperimenton gjithmonë me ngjyrat e flokëve, por tani i duhet të mendojë seriozisht për një stilist të ri që të merret me të. Më parë, këngëtarja kishte deklaruar në media se kjo skenë ishte vendi i përshtatshëm për ta çuar atë në nivelin që donte, por me sa duket nuk ia doli.

Video e momentit të rënies së flokëve është xhiruar nga një fans i saj dhe më pas…. është duke bërë një xhiro në internet.