Kelvi Kadilli është një prej atyre gazetarëve që i thonë të gjitha hapur. Ndoshta kjo gjë e ka çuar drejt konflikteve apo keqkuptimeve me personazhet e njohur shqiptar. I ftuar në emisionin “Thumb”, Kelvi ka sqaruar njëherë e mirë konfliktet që janë diskutuar aq shumë në media.
Për sa i përket debatit me Kastro Zizon, e sqaroi vet këngëtari, duke thënë që gjithçka ishte thjesht një shaka dhe zhurmë e krijuar kot. Ndërsa për debatin që ka pasur me moderatoren Gerta Heta, ai ka treguar se ka qenë një keqkuptim mes tyre dhe ai ruan respekt për Gertën. Kurse për sa i përket debatit me Fatma Methasanin, Kelvi ka treguar se i kishte mbetur hatri me të, por tanimë i kanë sqaruar hatërmbetjet dhe kanë një raport shumë të mirë.
Me sa duket, Kelvi rrëmbehet nga momenti, por në fund i rregullon marrëdhëniet me të githë ata që debaton.