Ishte përfolur në listën e emrave që do t’i bëhen pjesë ekranit të madh të Tv Klan, por vetë Alba Çobaj nuk kishte konfirmuar asgjë deri tani. Madje, zërat se programi i saj në fillim i ishte besuar Jonida Shehut, u shuan shpejt, edhe pasi u zbulua projekti që do ta kthejë Jonidën sërish në ekran.

Ndërsa Alba, po, edhe ajo do të jetë pjesë e Tv Klan sezonin e ri. Televizioni ka publikuar promon e programeve të reja që do të nisin transmetimet së shpejti, si edhe atyre ekzistuese. Mes tyre, shfaqej qartë edhe portreti i Alba Çobajt. Programi që do të drejtojë ish-banorja e Big Brother, e cila vjen në Klan pas një eksperience të shkurtër televizive në InTv, “Ditë për ditë”, do të transmetohet çdo paradite pas Aldo Morning Show.

Për përmbajtjen e programit, ende nuk është mësuar shumë, por, me siguri, pjesë e tij do të bëhet një publik i gjerë, i interesuar për tema të ndryshme sociale dhe kulturore, pjesë e përditshmërisë sonë.