Top Channel ka publikuar reklamën e emisionit të ri, që do të transmetohet çdo ditë në orën 15:45. Emisioni do të titullohet “Top Talk” dhe do të moderohet nga Denis Dyrnjaja. Por, orari i këtij emisioni është pikërisht orari kur është transmetuar “Pop Culture”. Çfarë do të ndodhë me emisionin e Kelvit dhe Dojnës? E kontaktuar nga Prive, Dojna ka konfirmuar vazhdimësinë e saj në program, duke u shprehur: “Jo, programi nuk është mbyllur, përkundrazi do vijë me shumë ndryshime dhe surpriza, një ndër to është edhe orari i transmetimit”.
Kelvi Kadilli nuk është prononcuar në lidhje me këtë gjë. Se çfarë do të ndodhë realisht, mbetet për t'u parë!