Është mbyllur në Turqi seriali i ndjekur në të gjithë Europën. Me këtë rast, aktorja kryesore, Tuba Buyukustun (Elif), ka ndarë disa foto nga prapaskenat, shkruan Tv Klan.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar këto imazhe duke sqaruar se seriali i njohur, tashmë edhe në Shqipëri, ka përfunduar transmetimin në Turqi.

Nga fotot aktorët duken mjaft të lumtur pranë njëri – tjetrit duke festuar për mbylljen me sukses të serialit.

Pas kësaj aktorja turke Tuba Buyukustun premton të tjera projekte, që do të lënë publikun pa frymë.