Këngëtarja e dashur nga të gjithë, Miriam Cani ka sjellë sot në jetë, vajzën e saj. Alban Skënderaj, ka ndarë gëzimin me të gjithë fansat duke postuar një foto me dorën e së bijës që e kanë quajtur Ameli.
"Diten e lindjes se vajzës time e festojnë të gjithë shqiptarët! Nuk mund të isha një njeri më i lumtur në jetë. Nuk ka bekim më të madh se një fëmijë. Ameli ju uron të gjithëve Gëzuar Festën e Flamurit" shkruan Alban Skenderaj i cili i është bashkuar Miriamit ditët e fundit për të qenë afër në lindjen e vajzës.
Miriam Cani është shtruar mbrëmë në spital në Gjermani, ku ajo ka kaluar pjesën më të madhe të shtatzënisë dhe sot paradite ka lindur vajzën e saj të parë. Ato gezojne te dyja shendet te plote.
"Fryti me i cmuar i dashurise tone. Nuk gjej fjale te pershkruaj kete ndjesi. Faleminderit Zot per kete bekim. Ameli dhe ne ju perqafojme dhe urojme Gezuar diten e Pavaresise", shkruan ajo. Prane Miramit, vec Albanit eshte edhe familja e saj. Ameli ka lindur ne festen kombetare te shqiptareve!
