Nëpërmjet disa postimeve në rrjetin instagram, aktori Julian Deda ka treguar se Apartamenti 2XL do të fillojë sezonin e ri në 8 Mars.

“Rikthimi i Apartamentit...! Te dashur miq, sot stafi i 2XL nisi punen per sezonin e ri. Kesaj rradhe ne kemi vendosur te rikthejme fuqishem formatin e shume-pelqyer nga ju, APARTAMENTI 2XL. U bene tashme shtate vjet qe TRING dhe Vizion Plus e kane bere pjese te programacionit te tyre dhe sigurisht, qe atehere kane rrjedhur shume ujra ne perberjen e ketij spektakli, por ajo qe ka rendesi dhe qe ka ngelur e pandryshuar eshte pikerisht deshira dhe pelqimi juaj qe shkon ne adrese te apartamentit. Ju e deshironi perseri dhe ne do perpiqemi t'jua ofrojme me po te njejten deshire dhe energji. Do rikthehen te ftuarit special te spektaklit. Do shohim se si politikane, artiste, sportiste dhe figura tjera nga me te njohurit ne vend, vijne per vizite dhe perballen me situaten e improvizuar. Pra me pak fjale, do jemi perseri si ne shtepi, si ne familje. Apartamenti 2XL, po vjen”, ka shkruajtur ai para disa ditësh.

Apartamenti 2XL ka qenë një ndër programet humoristike më të ndjekur në Shqipëri, duke pasur vlerësim shumë pozitiv. Fillimisht programi nisi me aktorë shumë të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar si Ermal Mamaqi, Julian Deda, Gentian Zenelaj dhe më pas pati edhe përfshirjen e aktorëve të tjerë si Albano Bogdo, Esmeralda Metka, Eglen Laknori etj. Pas një periudhe pushimi, duket se programi do të rikthehet në mars.