Në koleksionin e ri të markës Dior për 2016-ën, Robert Pattinson do të jetë përfaqësuesi i veshjeve për meshkuj. Adoleshenti vampir në rolin e Eduardit në filmin e njohur Twilight sapo është paraqitur si fytyra e re e markës më të njohur Dior, megjithëse, nuk është për t’u habitur duke ditur që Pattinson ka qenë përfaqësuesi i parfumit për meshkuj që në 2012-ën.

Kjo është hera e parë që veshjet e dizenjuara nga Kris Van Assche përfaqësohen nga një yll Hollywood-i  në fushatat e modës.