Aktori dhe modeli brazilian Malvino Salvador, është shpallur si “Aktori më seksi” nga revista “Glamour” e Brazilit, në numrin e muajit mars.

Siç shkruan Tv Klan, protagonisti i njohur në rolin e Brunos, në serialin “Duaje jetën”, është renditur i pari për të dytin vit radhazi. 40-vjeçari, baba i një vajze të vogël, ka lënë pas një listë të gjatë emrash të njohur, duke triumfuar sërish në listën e aktorëve më seksi.

Gjithashtu, aktori është renditur i pari dhe në një klasifikim tjetër shumë të rëndësishëm - në atë të “Njerëzve më të pasur”. Vetëm në vitin 2016, ai ka fituar rreth 96 milionë dollarë të ardhura.
.jpg)
Aktori dhe modeli brazilian llogarit një pasuri prej 275 milionë dollarësh dhe ka në pronësi një firmë investimesh dhe pronash. Gjithashtu, ai zotëron edhe një zinxhir restorantesh të njohur si “Fat Salvador Burger”, një klub futbolli në Brazil, “Manaus Angels”, si dhe një kontratë të majme me një firmë kozmetike “CoverGirl.”

Por nuk mbaron me kaq. Artisti duket se ka një nuhatje të jashtëzakonshme dhe për biznes, sepse së fundi ka prezantuar markën e tij të vodkës , e quajtur “Pure Wondersalvador – Brazil” dhe po pushton tregun e të rinjve me një linjë shumë të shitur parfumesh “With Love from Malvino” dhe një linjë veshjesh “Malvino Salvador Seduction.”
