Albano Bogdo është një ndër aktorët më të njohur të show-t humoristik Apartamenti 2XL. Ai ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të falenderuar të gjithë ata që e ndjekin në faqen e tij të Facebook-ut, duke postuar një shkrim ku tregon se sa ka ndryshuar jeta e tij që në momentin që ka filluar të punojë si aktor. 

Albano fton të gjithë fansat të luftojnë dhe të këmbëngulin për të realizuar ëndrrat e tyre. “Po ju them nje sekret. Para 5 vjetesh nuk me njihte askush dhe ëndërroja një ditë të bëhesha aktor i famshëm. Në fb kisha 120 friendsa dhe femrat nuk ma pranonin friend requestin (as shoqet e klasës biles). Punoja kamarier ose banakier ku të mundja, dhe lekët mezi më dilnin për kafe dhe për cigare. Sot, mu bënë 100 mijë like në fanpage. E di që në botën që jetojmë nuk janë asgjë...ka këngëtarë në Shqipëri që kaq i bëjnë në ditë, por për mua është shumë domethënëse,SEPSE nuk kam blerë asnjë. Janë të gjithë njerëz të vërtetë. Nuk di si t’ju falenderoj tamam. SEKRETI është ky(ai që do ju thosha në fillim)...sa më shumë njerëz t’ju thonë të hiqni dorë nga ëndrrat tuaja....aq më shumë duhet të këmbëngulni.....nuk ka asgjë që nuk realizohet.....kur ja dola unë (nje copë student nga Saranda me 1 mij lekë të vjetra ne xhep) PATJETER qe mund t’ja dalësh dhe ti...” ka shkruajtur ai.