Kënga më e re e këngëtarit Vedat Ademi ka qenë ‘Panorama’, një sukses i menjëhershëm në skenën shqiptare. Pas këtij suksesi, Vedati ka lajmëruar që së shpejti do të sjellë një tjetër projekt muzikor, me një videoklip interesant, edhe pse nuk ka dhënë detaje të këngës.
Këngëtari ka provuar disa rryma muzikore dhe e radhës do të jetë më shumë RnB. Sipas Lajmi.net në videoklipin e ri do të jetë një modele shqiptare, Ilda Kroni, e cila sipas informacionit është kontaktuar nga vetë këngëtari.
Tashmë na mbetet vetëm të presim që të dalë kënga e re, sepse me siguri ka për të qenë një sukses.

