Sapo u publikua në YouTube kënga e re e Babastars “BS”, bashkëpunim me Ghetto Geasy dhe Onat, në media u publikua lajmi se vija melodike ishte e vjedhur dhe ngjashmëritë e saj ishin të dukshme me vijën melodike të këngës “Welcome dans la gropte”, të cilën e sollën në vitin 2014 katërshja e reperëve francezë, Blacky Blaak, Neto, Raz dhe Matso. Por Liberian Selimi, vëllai i Getit, i cili ka punuar edhe ‘beat’-in e këngës, ka reguar pas lajmit të sotëm duke shpjeguar edhe arsyen pse sot, në shumë këngë mund të dëgjojmë instrumentale që ngjajnë me këngë të tjera.

Në një postim para pak minutave në llogarinë e tij, Liberiani ka shpjeguar:
“Sample” prodhohet për t’u përdorur që nga momenti kur del në treg. Mundet ta blejë ccdo muzikant/producent në botë edhe ta përdorë në ccfarëdo lloj forme. "Sample" ka me mijëra lloje, mundesh ta prodhosh edhe vet, vokal ose instrument. Sot, në 99 për qind të këngëve është e pamundur mos të kesh ndonjë "sample", ccfarëdo qoftë ajo, edhe një "hej" ose "yeah", madje të njëjtin mund ta përdorin 2, 3 ose 100 vetë. Kjo nuk do të thotë që ia ka vjedhur askush askujt, të gjithë e kanë blerë të drejtën dhe që në momentin kur BLIHET "SAMPLE", GJITHCCKA ËSHTË E LIGJSHME! Sot, nuk mundesh të vjedhësh edhe të besh miliona klikime në YouTube, se në botë MBROHEN të drejtat e autorit. Ose, në të kundërt, të padit tjetri ..."Vija melodike" përfaqeson pothuajse të gjithë këngën - Është ajo që ti këndon/interpreton dhe nuk e bën askush tjetër njësoj dhe kjo nuk ka nevojë as për t’u sqaruar, mendoj. E nëse të kënduarën "vijën melodike" e bën dikush njësoj dhe nuk e ka të drejtën, kjo quhet këngë e vjedhur.
Më shumë më brengos fakti që sot, në 2016-ën, është turp për gazetarët që shkruajnë për muzikë/artistë e gabojnë në terma kaq të thjeshta muzikore.”
Ndërkohë, kënga e re e Babastars vijon të dëgjohet dhe ende pas bërë 24 orë nga publikimi, ka arritur të mbledhë rreth 300 mijë klikime.