Nora Istrefi ka qenë e ftuar në shumë emisione apo programe televizive pas lançimit të këngës së saj më të fundit që menjëherë u shndërrua në hit, ‘Sa t’kom dasht’. Një ndër këto programe është edhe Nin, i transmetuar në Kosovë.

Gjatë transmetimit të emisionit, Nora është pyetur për këngën e re dhe arritjen e menjëhershme drejt suksesit, por edhe për motrën, Era Istrefi dhe ecurinë e karrierës së saj jashtë kufijve kombëtarë.

Pyetjes se kush i ka pasur meritat më të mëdha për suksesin e Erës, Nora i përgjigjet: “Une e kam mbajtur familjen, në 15 vite karrierë. Kjo gjë ka pasur të mirën e vetë që Era mos të ketë presione, për të bërë muzikën që pëlqen. Unë kam qenë iniciatorja që i thosha bëj muzikën që ti do. Ajo nuk e ka pasur presionin e të hollave, që të shqetësohej dhe të bënte një zhanër tjetër për shkak të përfitimeve.”

Gjithashtu, Nora tregon që ndihet e lumtur për arritjet e motrës së saj në botën e muzikës.