Ndoshta Blendi Fevziu kur e nisi programin, nuk e imagjinonte që Opinion do të kthehej në një logo kaq të njohur, por tani askush nuk mund të bëjë gjë kundër kësaj. Por ka ca njerëz, që bëjnë shumë në favor. Bashkëpunëtorë të hershëm apo të bashkuar rishtas me grupin, ja cilët janë personat e padukshëm që punojnë për Opinion me Blendi Fevziun dhe kryeredaktoren Desada Metaj dhe që ndonjëherë, u del emri, kur vonohet kronika numër dyyyyyy!

Sonila Sina. Po e nisim me të meqë është vajza orkestër e kthyer në një person të domosdoshëm për grupin e punës. Është Asistente Produksioni, Përgjegjëse Produksioni siç thuhet në titra, ndryshe vajza që merret me gjithçka. Ka 4 vite që punon në Opinion dhe dyfishin e kësaj kohe në TVKlan.
Drini Zeqo. Nuk kemi më një personazh të panjohur, megjithatë, për gazetarin që ka drejtuar qindra emisione lajmesh në TV të ndryshme dhe spektakle televizive, Opinion është programi ku mund të provojë punën e mirëfilltë të gazetarit. Dhe ka 7 vite që merret me të.
Dritan Laçi. I angazhuar edhe në programe të tjera si gazetar, prej 2 vitesh, ai punon për Opinion.
Manjola Bregasi, më e reja e grupit. Gazetare prej vitesh, ka afërsisht 1 vit në Opinion.
