Vetëm ditën e djeshme, Noizy ka publikuar këngën e tij të fundit të shoqëruar me videoklip, Not Gonna Talk. Kënga është pjesë e albumit të ri të këngëtarit, me emër ZinCity. Vetëm pak ditë më parë, ai kishte publikuar një tjetër video, këngën Grande, e cila në shumë pak ditë arriti mbi 2 milionë klikime.
Në një postim të publikuar në Instagram, në të cilin Noizy tregon një sekuencë nga videoklipi i këngës së re, ai shkruan se çdo javë do të publikojë një video të re nga albumi i fundit. “Kënga ime më e re nga Albumi #ZINCITY në fakt është Kënga & Video dytë që lancojmë. Çdo javë ashtu siç premtuam do të nxjerrim këngën & Videon e rradhës”.
Urojmë që Noizy t’ja dalë mbanë me premtimin e ri që ka dhënë dhe që çdo këngë e tij të mirëpritet nga fansat.