Sot, Bojken Lako ka dashur të ndajë një ngjarje të së kaluarës, ku bashkëpunëtore e afërt ka qenë Vera Grabocka, e njëjta që sot drejton spektaklin ku ai bën pjesë.

“Me nje mbeshtetese te madhe ne rrugen time muzikore qe ne hapat e pare (paraqitja ime e pare televizive ka qene kenga Hey Girl Don't Go me grupin The fish hook ne spektaklin 12 Vallezime Pa Nje Te Shtune nga Vera Grabocka)nentor 1992 ☺”, shkruan Bojkeni.

Kanë kaluar mjaft vite, Bojkeni ka bërë hapat e tij në botën muzikore, por kushdo e mban mend mirë hapin e parë. Dhe tashmë ata gjenden sërish bashkë në një produksion muzikor, i cili do të vazhdojë edhe disa javë në Tv Klan.