Reperi i njohur Ledri Vula ka anuluar koncertin e parashikuar në Honnover në Gjermani, i cili ishte parashikuar të mbahej të premten, më 22 prill. Shkak duket të ketë qenë koncerti që do mbante njëkohësisht Noizy po në Hannover. Lajmi fillimisht është publikuar në mediat kosovare, të cilat citojnë burime të afërta të këngëtarit. Mësohet se organizatori i club-it ku ishte i ftuar këngëtari nga Kosova, ka shkruar në një status në Facebook arsyen e anulimit të koncertit duke bërë me faj reperin dhe duke denigruar imazhin e tij publik. Siç shkruan Express, postimi i plotë i organizatorit është:

"Event Hannover e këngëtari Ledri Vula, më datën 22 prill, ka porositur një koleg të vetin se në datën 22 prill aty afër kënduaka Noizy dhe Dhurata Dora dhe nëse janë këta, unë nuk vij në Hannove,r thotë Ledri Vula. Ledri, ti me Nora Istrefin jeni në reklamë! Ji po i frikësoheni Noizit. Si e anulove koncertin dhe i tradhtove ata adhurues që bënë rezervime për datën 22 prill, Ledri Vula? Tri bileta avioni, salla, reklama – këto të gjitha kushtojnë dhe është turp për ty të anulosh koncertin” – mësohet të ketë thënë ndër të tjera organizatori i club-it.

Nga ana tjetër ka reaguar edhe stafi i reperit nga Kosova. Burime të afërta me menaxherin kanë bërë të ditur se ky koncert vetëm është shtyrë për dy ditë më vonë, por nuk është anuluar, ashtu siç deklaron administrator i eventit. Më tej mësohet se shtyrja e koncertit është bërë edhe për faktin se ambienti në të cilin do të mbahej koncerti ishte një ambient i ngjashëm me restorant dhe i papërshtatshëm për koncertin e Ledrit.

Në të njëjtën kohë, edhe parapagimi nuk është bërë në mënyrë korrekte, sipas kontratës, ndaj edhe burimet pranë reperit thonë se “një nga arsyet e këtij anulimi është edhe që personi në fjalë njihet si mashtrues që i ka mashtruar dhe u ka krijuar probleme edhe shumë këngëtarëve të tjerë”.