Publiku ishte ai që përmbysi të gjithë rezultatin dhe votat e jurisë mbrëmjen finale të Eurovisionit duke i dhënë çmimin e parë këngëtares nga Ukraina Jamala me këngën e saj “1944”. Me këtë vlerësim të publikut duket se janë bashkuar edhe shumë prej këngëtarëve e artistëve të tjerë shqiptarë, që e kanë vlerësuar zërin e Jamala-s, por edhe fabulën e këngës së saj, madje gazetarja Sonila Moço shkon edhe më tej duke e krahasuar zërin e Enedës me atë të Jamala-s dhe me emocionin e saj.
Sonila Meço
Zë kristal, muzike e kulluar, e thjeshte ne lehtësinë e përballueshme te një fustani e grimi te pastër, vetëm me dy backvokale ne skene... kjo këngë fitoi Eurovizionin. Nuk i kam dëgjuar këngët e tjera, vec Endën tonë qe me zërin është në të njëjtën lartësi me fituesen, me pamjen më jep gjithnjë kënaqësinë e elegancës dhe fisnikërisë. Tek muzika mandej unë nuk di të jap gjykim profesional, por kënga fituese di se më shkakton një drithërimë, e aftë të të përkundë edhe pasi ka përfunduar në një gurgullimë fantazie.
Ndaj e shijoj pa asnjë revansh ndaj Enedës sonë këtë këngeë, sepse Eneda më shkakton po kaq emocione sa herë e ndjek live në skenë. Ç'rëndësi ka në është Eurovision, apo thjeshtë një skenë e improvizuar, me një çmim në fund a thjeshtë një duartrokitje?!
Kjo këngë ka hak fitoren dhe Eneda ka hak skenën e çmime të tjera që e presin.
Aurela Gaçe
Yesssss. Fitoi emocioni. Kjo artiste na rrënqethi. Këngë më shumë dhimbje, por... paqen e kërkon mes klithmave të shpirtit.

Rona Nishliu
Thjesht, nuk mund të ishte ndryshe... E dija & urime Jamala!
Miranda Dupi
Tepër bukur, bravoooo!